Shërbimi Meteorologji Ushtarak bëri të ditur se ditën e Hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjesht e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Në juge kryesisht në juglindje reshjet pritet të jenë hera – herës me intensitet deri mesatar. Nga orët e mesditës reshjet humbasin territor duke u përqëndruar në relievet malore kryesisht në verilindje. Nga orët e mbrëmjes e më pas pritet nërprerja e e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era parashikohet të fryjë nga kuadrati I perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Deti i forcës 1-2ballë. Temperaturat: nuk priten ndryshime të ndjeshme në vlera.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 14/22 | Re shi diell |
Kukës | 13/18 | Re shi diell |
Lezhë | 14/21 | Re shi diell |
Dibër | 11/18 | Re shi diell |
Durrës | 15/25 | Re shi diell |
Tiranë | 15/23 | Re shi diell |
Elbasan | 15/21 | Re shi diell |
Berat | 14/22 | Re shi diell |
Vlorë | 17/23 | Diell re shi |
Korcë | 9/17 | Diell re shi |
Gjirokastër | 13/25 | Diell re shi |
Sarandë | 15/24 | Diell re shi |
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.