Moti

Reshje shiu dhe shtrëngata në të gjithë vendin

Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore do jetë me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve priten reshje bore me intensitet të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë