Nga Gazeta 'Si'- Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave ku më të fokusuara shirat do të jenë në zonat jugore-juglindore. Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore.
Pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke i larguar reshjet nga i gjithë territori shqiptar për të rikthyer intervalet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët, deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Fier dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.