Ditën e mërkurë parashikohet të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.
Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Reshjet në të gjitha qarqet pritet të shoqërohen me shtrëngata.
Në Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



