Pritet rënie e vlerave barike në territorin shqiptar, për pasojë orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu e dëbore. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të vendin.
Ndërkohë parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të mbrëmjes kur do të ketë edhe rikthim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira dhe reshje dëbore zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë qëndrojnë konstante në vlerat minimale por rriten maksimalet në qendër dhe jug duke luhatur vlerat ditore nga 1 °C vlera minimale deri në 20°C vlera më e lartë në e cila do të shënohet në Jug të vendit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi permanent verior për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.