Shkencë

ResApp, një aplikacion që gjen Covid-19 nëpërmjet kollës

Një aplikacion i ri në smartphone mund të testojë Covid-19 me 92% saktësi vetëm me anë të kollës.
ResApp, i cili u zhvillua nga shkencëtarët, përdor teknologjinë e shumë aplikacioneve të tjerë që analizojnë tingujt.

Në fazën e testimit, aplikacioni u zbulua se kishte zbuluar saktë Covid-19 në 92% të njerëzve me infeksion.

Profesor Catherine Bennett, një anëtare e Bordit Këshillimor Shkencor të Covid-19 të ResApp, tha se shkalla e madhe e kësaj pandemie globale dhe evolucioni i mundshëm drejt një sëmundjeje endemike, do të thotë se ne kemi nevojë për mjete diagnostikuese më të shpejta, që mund të balancojnë mbështetjen tonë aktuale në shpejtësinë e testimeve.

“Aplikacioni ResApp do të reduktonte ndjeshëm numrin e testeve të shpejta të antigjenit dhe PCR të kërkuara, duke ruajtur ende mbikëqyrjen e sëmundjes që nevojitet për të menaxhuar ndikimin e vazhdueshëm të Covid-19”,shpjegon Bennett.

Ekspertët testuan aplikacionin tek 741 pacientë në Indi dhe SHBA dhe 446 prej tyre ishin të infektuar me Covid-19.

Aplikacioni RessApp që identifikon Covid-19.


Pjesëmarrësit plotësuan sondazhet mbi simptomat që po përjetonin dhe u kollitën në një smartphone që kishte aplikacionin.

Rezultatet treguan se aplikacioni ishte në gjendje të zbulonte saktë Covid-in në 92% të njerëzve me virus.

Studiuesit testuan më tej aplikacionin për të parë nëse do të zbulonte Covid-18 në mënyrë specifike, duke e testuar atë kundër kollës nga 1007 pacientë që vuanin nga sëmundje të tjera të frymëmarrjes, duke përfshirë astmën, pneumoninë dhe infeksionet e traktit respirator. Këto teste zbuluan se aplikacioni nuk ngatërroi simptomat.

Zhvilluesit thonë se do të përdoret fillimisht në mjedise ku kërkohet testim i shpeshtë Covid-19, i cili përfshin udhëtime, sporte, argëtim dhe mjedise të kujdesit shëndetësor.

“Ne jemi shumë të emocionuar për këto rezultate paraprake për zbulimin e Covid-19, duke përdorur audion e kollës të regjistruar në një smartphone”, tha Tony Keating, projektuesi i aplikacionit ResApp.

Sipas tij këto algoritme ofrojnë një mundësi për të ofruar një test kontrolli të shpejtë në të gjithë botën, duke reduktuar përhapjen.


Burimi:The Mirror/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë