Politike

Reportazhi i RAI 3, Bardhi kërkon të futet me urgjencë interpelanca me Ramën, Nikolla refuzon   

Në mbledhjen e të hënës, në  konferencën e kryetarëve, Gazment Bardhi, ka debatuar me Lindita Nikollën se pse kjo e fundit nuk ka përfshirë në axhendën parlamentare kërkesën e tij për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për reportazhin polemizues të emisionit investigativ ‘Report’ në Rai 3

“Nuk e kuptoj pse në draft-kalendar nuk është përfshirë kërkesa e grupit të PD, për interpelancë urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë Kushtetuese. Sa herë ka kërkesa të tilla Kuvendi shtanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeministrit në Tëitter. Kërkoj të shtohet në Kalendar”, tha Bardhi.

“Shqetësimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën qe do duhet të thirret një interpelancë. Prandaj dhe nuk përfshihet”, replikoi Nikolla.

“Unë e kuptoj se ju recitoni diçka që ju kanë shkruar. Në bazë të Kushtetutës unë kërkoj që kryeministri të vijë dhe të japë sqarime për një ndërhyrje skandaloze që ka bërë si kryeministër ndaj një media ndërkombëtare”, reagoi sërish Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë