Lajme

RENEA, aksion në Kukës, arrestohet 31-vjeçari i dënuar për vrasje

Policia, në bashkëpunim me forcat RENEA, ka arrestuar një 31-vjeçar nga Kukësi, i cili ishte i dënuar për vrasje.
Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë në Kukës.
Ai ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”.
Gjatë operacionit, forcat “RENEA” kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.
Siç njofton policia, shtetasi në fjalë në vitin 2010, ai ka kryer disa vjedhje në banesat e shtetasve grekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/899894030425554/?__xts__[0]=68.ARDkszIrR_bb8kzVl5wjfyG_cuClDjcmkF0i-jgUwHJuLvDb9x9ZDScUHZTMA5rMeESW8ImvoF2ZQmyFopIvjGh4c44Mic8O_xfYxT5Tw1fMJLx2vZnk61wKZw2s06XIHVJyFmVIGSd0gz6AEInQrBOF33mU3LDJomxVLuyM9vIfXbQpwPlaZ6NumseB_zYjEzMCoc1R6P6AArB7rN6XSJWoa3M_n-aq4XnuBLH2G5ruCctJmMv2eDaCwuLkoYIgBiV45dXG5Nl21zZFMKJDDpC1-uTIQ2lMHYsJCa3YICyMryCQSdwzybut3hfKXIKN9rSkjsgyU23oQBUXI8XPEcxiXUgRWoGw5n8aByBb&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë