Rend dhe Ligj

RENEA aksion blic në Elbasan për Talo Çelën, arreston Klement Xhaferrin

RENEA ka ushtruar sot pasdite një kontroll të befasishëm në qytetin e Elbasanit.

Objektivi ishte arrestimi i personave të shpallur në kërkim, pas operacionit “Plumbi i artë”, mes tyre edhe Talo Çela.

Talo Çela. Gazeta Si, 9 qershor 2022

Policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e këtij të fundit. U mendua se Talo Çela ishte lokalizuar, por i shumëkërkuari nuk është gjetur nga policia.

Janë shoqëruar disa persona nga policia, por jo Talo Çela dhe as Suel Çela. Klement Xhaferri është njëri prej të arrestuarve, një person i afërt me Suel Çelën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë