Gjatë 24 orëve të fundit është janë konfirmuar 82 raste të reja dhe është rritur numri i pacientëve në terapi intensive. Mirela Cami ka treguar se kanë vijuat testimet dhe aktualisht janë 84 pacientë të shtruar, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.
Ndërsa në Kuvend Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se në Spitalin Infektiv sot ka 6 pacientë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë në moshë shumë të re, 45, 46, 49 vjeç.
“Nuk kemi luksin që të kemi një qytetar, një polic apo një inspektor për situatën e pandemisë. Por të gjithë bashkë duhet të mësohemi me ndryshimin e sjelljes, të të jetuarit. Ka ende zëra që thotë se koronavirusi nuk ekziston. Kjo nuk është lojë, duhet marrë seriozisht. Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të vendosin maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën. Nëse nuk ka shëndet, s’ka ekonomi. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta,” u shpreh Manastirliu.
Më herët Mirela Cami nga ISHP deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive e shpërndarja gjeografike e rasteve ishte: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër. Gjithashtu mjekja deklaroi se janë shëruar 41 qytetarë që nga fillimi i epidemisë. Më tej Cami përsëriti edhe një herë rregullat për qytetarët dhe bizneset që të ruajnë distancën sociale dhe të respektojnë masat e përcaktuara nga Ministria. Ndër të tjera Cami tha se personat që kanë simptoma të izolohen dhe të komunikojnë në 127 në të kundërt të marrin në numrin 0800 40 40 nëse kanë nevojë për këshillim dhe për të folur me mjekun e familjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 509
Durrës 215
Shkodër 173
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 41
Elbasan 33
Korçë 32
Kukës 32
Berat 24
Gjirokastër 17
Dibër 17
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




