Një rekord viktimash në Shqipëri është shënuar ditën e sotme: Në 24 orë kanë humbur jetën 9 qytetarë të prekur nga COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 327 persona.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi gjithashtu se gjatë kësaj kohe janë shëruar 57 pacientë, duke e çuar në 11 mijë e 246 numrin total të të rshëruarve nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 518.
Ndërkohë janë kryer 1472 testime. Në total, sipas ministrisë, prej muajit mars janë kryer 126.692 teste për të dyshuarit me COVID-19. Prej tyre, 21.202 kanë rezultuar pozitivë.
Në vend aktualisht janë 9438 raste aktive, nga këto 293 janë të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë.
COVID-19 – Statistika (1 nëntor 2020)
Raste të reja ditore 327
Të shëruar ne 24 orë 57
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1472
Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438
Humbje jete 518
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




