Treg

Rekord pas rekordi, çmimi i naftës tejkalon 230 lek për litër

Çmimi i naftës në Shqipëri ka thyer një tjetër rekord, duke u shitur këtë të shtunë nëpër pikat e karburanteve të paktën me 230 lek për litër.

Kjo është rritja e radhës në vazhdën e rritjeve që kanë filluar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Deri para kësaj, një litër naftë shitej 192 deri në 196 lek dhe brenda javës ky çmim është rritur me thuajse 25 për qind.

LEXO EDHE:
– Konflikti në Ukrainë, Rama: çmimi i energjisë nuk do të rritet për shqiptarët
– Nuk është çudi që në Shqipëri nafta të shkojë edhe 250 lekë për litër
– SHBA është prodhuesja më e madhe e naftës në botë, por pse vazhdon të blejë naftën ruse?

Kompanitë si gjithmonë fajësojnë bursat dhe tregjet ndërkombëtare dhe se sot ata kanë si emergjencë që të sigurojnë sasinë e nevojshme të naftës dhe jo çmimin.

Në tregjet ndërkombëtare, një fuçi naftë po shkon në rreth 120 dollarë, duke u rritur me 20 dollarë nga çmimi që shitej para shpërthimit të luftës.

Kjo rritje pritet që të në vendin tonë të prodhojë një efekt zinxhir rritje çmimesh, duke e nxitur edhe më shumë inflacionin, që për muajin janar u ndal në 3.7 për qind, mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3 për qind. E thënë më thjeshtë, e gjitha kjo do të çojë në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë