Media Galeri

Rekord, në vetëm një ditë riparohen rrugët e goditura nga raketat ruse

Gazeta Si – “Shiu” i raketave dhe bombave që goditën qytete të ndryshme në Ukrainë të hënën më 10 tetor shkatërroi ndërtesa, rrugë dhe jetë.

Por një pjesë e rindërtimit – sipas imazheve të publikuara në rrjetet sociale nga administratorët vendas – kryhet nga ukrainasit në kohë rekord.

Dnjipro, rruga “Kalinova”. Vetëm dje, kryebashkiaku i qytetit, Borys Filatov publikoi një pamje të sipërfaqes së rrugës të shkatërruar nga goditja e një rakete. Dhe një ditë më vonë asfalti u pastrua dhe rruga u rihap për qarkullim.

Impresionuese para dhe pas vetëm 24 orësh, fotot i publikoi edhe Filatov në profilin e tij në Facebook dhe ato u bënë shpejt virale në internet.

Në një kanal Telegram, lexohet se transporti urban, si autobusët është rikthyer dhe kanë nisur të qarkullojnë edhe makinat.

Anton Gerashçenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, i ka shpërndarë gjithashtu dy fotot në profilin e tij në Twitter.

Në Kiev, gjithashtu, u punua për të rivendosur trafikun rrugor pas granatimeve dhe raketave të rënda të një dite më parë.

Në fakt, disa fotografi u shpërndanë në Twitter që përshkruanin një kryqëzim të madh rrugor me një krater të thellë të shkaktuar nga një raketë.

Në pamjet e mëposhtme, nga ana tjetër, shihet rruga në riparim dhe disa furgona, kone për punime në rrugë dhe njerëz në punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë