Sociale

Rekord infektimesh/ 602 të prekur dhe 8 vdekje në 24 orë. 406 të shtruar nëpër spitale

Sot është dita me rastet më të larta në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Janë konfirmuar 602 të prekur nga 2241 testime të kryera. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë të prekur nga Covid-19, një 48-vjeçare, një 71-vjeçar, 74-vjeçar, një 85-vjeçar nga Tirana, një 60-vjeçar nga Mirdita, një 60-vjeçar nga Kurbini, një 63-vjeçar nga Gramshi, një 71-vjeçar nga Durrësi.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 
249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,
20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,
3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.  13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë,” thuhet më tej në njoftim.
Më tej Ministria bën me dije se aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6890
Durrës 1164
Fier 1122
Korçë 846
Shkodër 836
Elbasan 785
Vlorë 650
Lezhë 633
Berat 454
Gjirokastër 467
Kukës 358
Dibër 143


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë