Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua këtë të martë rasti katërt me variantin Delta. Mediat maqedonase raportojnë se një nga pacientët e infektuar po mbahet në jetë me respirator.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në vendin fqinj kanë ngritur alarmin dhe janë në pritje të testeve edhe për katër qytetarë të tjerë, që dyshohet se infektuar me këtë mutacion.
“Një 43 vjeçar nga Velesi është rasti i katërt i konfirmuar me llojin “Delta”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipce. Pacienti është i shtruar në spitalin infektiv para shtatë ditësh. Pacienti është kthyer nga Anglia para dy javësh dhe nuk është nën ndihmën e oksigjenit.”
Në javët e fundit, situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar ndjeshëm, por Shkupi është qyteti më i goditur nga epidemia.
Ndonëse janë lehtësuar masat anti-COVID, autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të shtojnë kujdesin dhe të ruajnë higjienën personale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




