Muaji i qershorit që lamë pas, ishte më i nxehti i regjistruar në histori, sipas programit të klimës Copernicus të Europës.
Ky është muaji i 13-të radhazi që shënon një nxehtësi rekord, nënvizon shërbimi i ndryshimeve klimatike Copernicus.
“Jemi shumë afër limitit, që nxjerr në pah një ndryshim të madh dhe të vazhdueshëm të klimës sonë”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo.
Temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit është më e larta e regjistruar ndonjëherë, sipas shërbimit të klimës. Ajo ishte 1,64 gradë më shumë se mesatarja para-industriale e periudhës 1850-1900, kur shpyllëzimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile nuk kishin kontribuar ende në ngrohjen e klimës së Tokës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.