Arsim

Regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë / Dalin datat për prindërit që s’kapën dot fazën e parë

Nga Gazeta Si- Të gjithë prindërit që nuk arritën dot të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasë të parë dhe të dhjetë gjatë fazës së parë, do mund ta bëjnë regjistrimin nga datat 21 gusht deri më 1 shtator.

Përmes një njoftimi, Ministria e Arsimit thotë se regjistrimi mund të bëhet përmes sistemit e-Albania, edhe të fëmijëve që mbushin 6 vjeç brenda muajit dhjetor të vitit akademik.

“Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator”.

Regjistrimi i fëmijëve që në moshën 5 vjeçare është risia e këtij viti, me kushtin që deri në 31 dhjetor të 2023-shit të kenë mbushur 6 vjeç. Ky ndryshim është miratuar edhe në ligjin e arsimit parauniversitar, megjithatë nuk është e detyrueshme dhe vendimmarrja u takon prindërve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë