Kinema

Regjisorja Greta Gerwig, gruaja e parë në historinë e kinematografisë që realizoi një film ‘miliardë dollarësh’

Regjisorja Greta Gerwig ka shënuar arritjen e radhës në kinematografi fundjavën që lamë pas, pasi tani ajo është e vetmja regjisore femër që e ka kaluar kufirin e miliarda dollarëve dhe kjo është rezultat i suksesit të “Barbie”.

Në të vërtetë, e pashmangshmja ndodhi të dielën, me “Barbie” që fitoi mbi 1 miliard dollarë në arkat botërore dhe përsëri zuri vendin e parë.

Ka plot 3 javë rresht që filmi ka dominuar, dhe në këtë pikë nuk ka asnjë shenjë që ai të ngadalësohet.

Tani, sa i përket Gretës, ajo qëndron e vetme (si grua) në këtë klub miliarda dollarësh, që është një sukses historik dhe diçka që nuk ka ndodhur përpara se të vinte “Barbie”.

Por, ka edhe regjisore të tjera femra që janë teknikisht në atë kategori me 10 figura, duke përfshirë Jennifer Lee dhe Anna Boden, të cilat bashkëdrejtuan respektivisht filmat “Frozen” dhe “Captain Marvel”, krahas burrave – por Gerwig tani thjesht është nivel tjetër.

Ka një dallim shumë të madh midis Gretës dhe regjisoreve të tjera femra me hite në arkë, e dyta në listë është “Wonder Woman” e Patty Jenkins, e cila fitoi rreth 412 milionë dollarë gjatë shfaqjes së saj.

Me momentin historik të Gretës dëshmohet se gratë janë shumë të afta, jo vetëm si aktore, por edhe pas kamerës.

Duke marrë parasysh prejardhjen e saj indie, mund të argumentoni se Greta ka pasur një rritje meteorike gjatë 5-6 viteve të fundit.

Ekziston një raport që thotë se Warner Bros në të vërtetë u përpoq të ndërmjetësonte një marrëveshje që Greta të drejtonte “Barbie 2” muaj para se të dilte filmi, por agjentët e saj e rrëzuan atë dhe këmbëngulën të prisnin për të parë se si do të funksiononte në të vërtetë.

Greta në fakt mbushi 40 vjeç disa ditë më parë dhe Ryan Gosling e befasoi atë me një performancë, të kompletuar me këngën e tij të firmosur nga filmi.

Nga ana tjetër, është pak të thuhet tashmë se Barbie u rikthye si një fenomen i padiskutueshëm global.

Atë çfarë aktorja dhe producentja kryesore e filmit, Margot Robbie, e nisi disi me shaka, rezultoi me kaq sukses në fakt brenda fundjavës së tretë në sallat e kinemave.

Gjasat madje, janë se “Barbie” do të arrijë edhe të mposhtë “The Super Mario Bros”, duke u bërë titulli me fitimet më të larta të gjeneruara për vitin 2023.

Vetëm në Amerikën e Veriut, kukulla më e famshme në botë, brenda tre javësh, ka arritur të mbledhë 460.4 milionë dollarë.

Filmi kështu bëhet (për Amerikën e Veriut) më i vlerësuari në shitje për një adaptim ku personazh kryesor është një vajzë/grua, duke lënë pas super heroinat Wonder Woman (413 milionë dollarë) dhe Captain Marvel (426 milionë dollarë).

Historia u pëlqye në të gjithë botën. Në Europë, Meksikë dhe Australi, filmi regjistroi arkëtime të paprecedenta, duke marrë parasysh edhe periudhën e verës. Filmi pati shumë sukses edhe në Kinë, madje nuk u prek nga reagimet e akullta mes Pekinit dhe Uashingtonit, duke konfirmuar se bota e kukullave duket se është një botë më vete.

Me një vijimësi të tillë të admirueshme për një film, i cili pritej të kishte sukses, por jo në këto përmasa, e vetmja gjë që mbetet për Gerwig dhe Robbie është të provojnë fatin e tyre me nominime të mundshme për çmimet “Oscars”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë