Futboll

Real Madrid i pandalshëm në merkato! Akord me Alfonso Davis, duke pritur Mbape

Gazeta Si – Lojtarit anësor të Bajernit i përfundon kontrata në 2025-ën dhe nuk ka rinovuar. Sipas ‘The Athletic’, ai ka një akord verbal me Real Madrid, që duhet të hyjë në bisedime me klubin gjerman.

Pas Kilian Mbape, Reali provon edhe për Alfonso Davis. Lojtari i krahut të majtë ia ka bërë të qartë klubit bavarez se nuk dëshiron ta zgjatë kontratën. Ose më mirë, për t’ia lënë të kuptojë, ai ka kërkuar një shifër të ekzagjeruar, që nuk është pritur aspak mirë nga Bajerni.

Bavarezët e kanë kuptuar menjëherë pse Davis ka kërkuar aq shumë: kanadezi flirton prej kohësh me Real Madrid, madje tashmë duket se ka arritur edhe një akord paraprak me spanjollët.

Tani Real Madrid duhet të hyjë në bisedime me Bajernin, duke ndjekur të njëjtin rrugëtim si një vit me parë me Borusia Dortmund për Xhud Belingham. Për anglezin, edhe ai me një vit kontratë në fuqi, u paguan 103 milionë euro. Për Davis në ‘Santiago Bernabeu’ shpresojnë ta mbyllin me 50 milionë euro.

Davis, i lindur në nja kamp refugjatësh në Ganë, me prindër liberianë, është 23 vjeç. Ai te Reali mund të marrë vendin e Ferland Mendi, që ka kontratë deri në 2025-ën dhe nuk ka ofertë rinovimi. Francezi vlerësohet nga trajneri Ançeloti, por është e qartë se Davis ofron diçka më shumë për të ardhmen. Dhe do të ishte lojtari i ri i radhës që do t’u bashkohej radhëve të këtij Reali të ri galaktik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë