Ngjarje

Reagon DPSHTRR për targat e makinave: Të dhënat aksesohen nga shumë institucione

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar pas publikimit të listave me targat e automjeteve të qytetarëve, duke bërë me dije se ka kërkuar suport nga kompania që mirëmban sistemin informatik, një kompani kjo e kontraktuar nga AKSHI.

Njoftimi i DPSHTRR-së
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.

Do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte. Bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë