Futboll

Reagimet/ Reichart: Futbolli është i lirë! UEFA: Sentenca nuk është aprovim i Superligës

Gazeta Si – Bernd Reichart, CEO i ‘A22 Sports’, që po punon për formatin e ri të Superligës, entuziast pas lajmit. Në Francë gjykojnë se asgjë nuk do të ndryshojë, kurse në Spanjë e quajnë egoist modelin e Superligës.

“Kemi fituar të drejtën të organizojmë kompeticione. Monopoli i UEFA-s ka marrë fund. Futbolli është i lirë. Klubet tani janë të lirë, nuk ka më kërcënime për sanksione. Jemi të lirë të vendosim për të ardhmen”, – ka thënë Bernd Reichart, Ceo i ‘A22 Sports’.

Pas lajmit të bujshëm, drejtuesi i kompanisë që po zhvillon projektin e ri të Superligës, ka shtuar: “Për tifozët propozojmë versionin gratis të të gjitha ndeshjeve të Superligës. Për klubet të ardhurat dhe shpenzimet e solidaritetit janë të garantuara”.

UEFA: Sentenca nuk është aprovim i Superligës
Një orë pas vendimit ka ardhur edhe reagimi i UEFA-s në lidhje me rekursin e fituar nga Superliga. Qeveria e futbollit europian nuk duket e tronditur nga ky vendim. “Sentenca nuk implikon aprovimin apo vlefshmërinë e së ashtuquajturës ‘Superligë’.

Më tepër vë në dukje një mangësi historike në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që është diskutuar dhe njohur që në qershor të 2022-shit. UEFA është besimplotë në soliditetin e rregullave të saj të reja”, – shkruhet në komunikatën e institucionit që drejtohet nga Ceferin.

“Sentenca nuk ndryshon asgjë, sepse projekti i Superligës nuk mund të konkretizohet. Nuk ka klube franceze dhe gjermane, nuk besoj se do të ketë edhe italiane. Bëjeni me Barcelonën, Realin dhe Porton, të shohim. Nga do të vinë të ardhurat? Nuk mendoj se është një mundësi”, – ka thënë Jaume Roures, aksioner në mazhorancë i ‘Mediapro’, pranë Ligue 1 në Francë.

Javier Tebas, presidenti i La Ligas, është më i ashëpr në reagimin e tij: “Do fillojë konfuizioni, siç e kisha paralajmëruar. Mund të bëhen gjithmonë kompeticione jashtë UEFA-s dhe FIFA-s, nuk është e ndaluar. Tema ka të bëjë me kushtet, me të cilat kompeticionet mund të bashkëjetojnë me UEFA-sn dhe FIFA-n.

Duhen rregulla transparente, të qarta për aprovimin e kompeticioneve. Jo thejsht të mohohen, nevojiten rregulla objkektive, sepse nëse zgjedhja u lihet UEFA-s dhe FIFA-s, kuptohet që ka abuzim”.
Në Spanjë modelin e Superligës e shohin si një kompeticion egoist dhe elitar, që dëmton klubet e vogla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë