Një studim i “Rockfeller University”, SHBA, i publikuar më 21 prill në “New England Journal of Medicine”, përshkroi dy raste të infektimit me Covid 19 tek dy persona të vaksinuar më parë me dy doza të vaksinës “Moderna” dhe “Pfizer” përkatësisht, me dozën e dytë të dhënë më shumë se dy javë para testit pozitiv.
Historia e dy infeksioneve
Studiuesit kryen monitorim periodik brenda komunitetit universitar tek 417 njerëz të vaksinuar. Kishte dy raste të infektimit: pacienti i parë ishte një grua e shëndetshme, 51-vjeçare pa faktorë rreziku për Covid-19 të rëndë, e cila mori dozën e parë të vaksinës më 21 janar 2021 dhe e dyta më 19 shkurt.
Por 19 ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës, gruaja zhvilloi një dhimbje të fytit, mbingarkesë, dhimbje koke dhe doli pozitive me SARS-CoV-2. Simptomat e saj kaluan gradualisht gjatë një periudhe 1-javore. Pacienti i dytë, ishte sërish një grua e shëndetshme, pa rrezik sëmundjeje, 65 vjeçe, e cila mori dozën e parë të vaksinës më 19 janar dhe të dytën më 9 shkurt.
Më 16 mars, ajo u ankua për lodhje, bllokim të sinuseve dhe dhimbje koke. Ajo doli pozitive me SARS-CoV-2 ARN më 17 mars, 36 ditë pas përfundimit të vaksinimit.
Simptomat e saj u stabilizuan dhe filluan të lehtësoheshin më 20 mars.
Mutacione rezistente
Gruaja e parë kishte zhvilluar pjesë jashtëzakonisht të larta të antitrupave neutralizues të shkaktuar nga vaksinimi dhe pavarësisht kësaj, ajo u infektua përsëri: këto të dhëna sugjerojnë rëndësinë, për infeksionin e ri, të pranisë së varianteve të reja të koronavirusit.
Në fakt, renditja e gjenomit të të dy grave, zbuloi mutacione të shumëfishta, të cilat nuk tregonin një variant midis atyre të njohur, por mutacione të hershme, përfshirë E484K, i identifikuar së pari në Afrikën e Jugut dhe Brazil (e cila i jep rezistencë një klase të induktuar zakonisht tek antitrupat neutralizues) dhe varianti S477N, i cili është përhapur në Nju Jork që nga nëntori.
Në fakt, ekziston një mundësi e vogël për infektim, por të dy individët në fjalë u shëruan në shtëpi dhe ky fakt mbështet prova që sugjerojnë se vaksinimi është efektiv në parandalimin e sëmundjes serioze.
Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se individët e vaksinuar, mund të vazhdojnë të përhapin virusin. Padyshim që këto janë shumë pak raste në një nivel statistikor, por është e rëndësishme të dihet se ekzistojnë.
Sëmundje e lehtë, por me potencial për përhapje
“Ideja, që ne mund të mos kemi më nevojë për testim pas vaksinës, ndoshta nuk është e pranueshme tani. Me sa dimë aktualisht, edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht që zhvillojnë simptoma të frymëmarrjes, duhet të marrin në konsideratë testimin për Covid-19 dhe duhet të bëjnë të njëjtën gjë në rast të ekspozimit ndaj individëve me infeksion të njohur”, – shkruajnë në komentin e studimit të tyre shkencëtarët.
Përfundimet e studimit, mbështesin idenë se përpjekjet për të kalibruar përforcuesin e tretë të vaksinës, sipas varianteve, janë të rëndësishme për t’i ofruar të gjithëve mbrojtje më të madhe dhe gjithashtu për të bllokuar përhapjen e virusit nga njerëzit e vaksinuar dhe infektuar) tek njerëzit në rrezik që nuk janë vaksinuar ende.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje