Gjatë 24 orëve të fundit, nga 6173 testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 535 qytetarë. Numrin më të madh e mban Tirana me 184 raste me pas vijnë zonat bregdetare; 53 raste në Shkodër, 37 në Vlorë, 29 në Durrës, duke vijuar më pas me 19 raste në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier… Shpërndarja e rasteve 24 orët e fundit kap gjithë zonat e Shqipërisë.
Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.