Portofol

Raporti, Shqipëria më shumë skllevër modernë

Kur dëgjojmë fjalën skllavëri e hedhim vështrimin tek njerëzit me ngjyrë të dokumentarëve apo librave të historisë dhe i shtrijmë shumë larg në kohë ato imazhe.

Por skllavëria moderrne e ditëve të sotshme duket se ka ndryshuar formën, jo thelbin.

Në 2017 janë numëruar 40, 3 mln njerëz që jetojnë në skllavëri moderrne, mes të cilëve 71% femra dhe 29 % meshkuj. 50,4 mln jetojnë nën një martesë të detyruar dhe 24,9 mln bëjnë punë të detyrueshme.

Ata i gjen në çdo qoshe të botës edhe pse për sytë e shumë njerëzve janë të padukshëm. Mjafton të shkosh nëpër fabrika fasonerie ku gratë qëndrojnë mbi makina qepëse për orë të tëra me pagesa minimale dhe shpesh në të zezë, fëmijë që shtrijnë duart për lëmoshë apo bëjnë punë të forcuar.  

Të privosh dikë nga liria është një dhunim i tmerrshëm. Skllavërian moderrne është destruktive, krim personal dhe abuzim me të drejtat e njeriut. Ky fenomen është i përhapur sidomos në industri fitimprurëse kriminale., por përkundër kësaj ajo është kryesisht e padukshme, sepse ndikon në mënyrë disproporcionale më të margjinalizuarit. Kjo është arsyeja pse matja e këtij problemi është kaq i rëndësishëm në ekspozimin dhe përfundimisht zgjidhjen e tij. Informacioni që përmban indeksi i skllavërisë globale është kritik në këto përpjekje

Shqipëria në raport me këto fenomene renditet e 43 nga 167 vende të botës për tendencën e rënies në skllavëri moderrne. Krahasuar me raportin e 2014-ës vendi ynë ka zbritur me 40 vende duke shfaqur një trend në rritje të fenomenit.

Tabela, indeksi i Skllaverise Moderrne 2014

Indeksi që mat prevalencën e Skllavërisë Moderrne merr në studim trafikimin e njerëzve, punën e detyrueshme, martesën e detyruar, ose edhe shitjen dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

Sipas Raportit të 2018 që mat këtë Indeks në ekonomitë e vendeve të botës,  në Shqipëri vlerësohen 20,000 njerëz të jenë duke jetuar në skllavëri moderrne dhe 6,87 në 1000 banorë është prevalenca e numrit të popullsisë që vlerësohet se po jeton në këtë lloj skllavërie.

Indeksi i Skllaverise Moderrne 2018

Prevalenca e vulnerabilitetit të popullsisë shqiptare ndaj jetesës në skllavëri moderrne është 45.20 në 100 persona.

Sipas raportit, qeveria shqiptare është përgjigjur ndaj problematikave të adresuara nga Fondacioni që ka bërë studimin:

* Mbikëqyrësit e formave të skllavërisë kanë identifikuar personat që janë pjesë të skemave të tilla dhe po vijojmë me mbështetjen për të bërë të mundur daljen nga kjo skemë

*Mekanizmat e drejtësisë kriminale funksionojnë në mënyrë efektive për të parandaluar skllavërinë moderne

*Koordinimi ndodh në nivel kombëtar dhe rajonal

* Faktorët e rrezikut, të tilla si qëndrimet, sistemet shoqërore dhe institucionet që mundësojnë skllavërinë moderne, janë adresuar

*Qeveria dhe biznesi kanë ndaluar furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga puna e detyruar

Skllavëria moderne përkufizohet nga studimi që është bërë nga Fondacioni Walk Free dhe Galup, si një krim i ndërlikuar dhe shpesh i fshehur në përditshmëri, që kalon kufijtë, sektorët dhe juridiksionet. Referuar rekomandimeve të raportit dhënia fund skllavërisë moderrne arrihet me ndërtimin e një baze të fuqishme të njohurive, për të informuar, duke nxitur ndryshimet legjislative në vendet kyçe dhe duke shfrytëzuar fuqinë e bizneseve. Përmes një kombinimi të zbatimit të drejtpërdrejtë, angazhimit të komunitetit në bazë, dhe duke punuar në partneritet me bizneset, akademikët, OJQ-të dhe qeveritë në mbarë botën. Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë