Komunitet

Raporti: Shqipëria dështon në gjurmimin dhe monitorimin e rasteve me Covid-19

Të dytët nga fundi për efiçencën e menaxhimit të pandemisë nga qeveria

Shqipëria ka dështuar në monitorimin dhe dedektimin (gjurmimin) e rasteve me Covid-19.

Këtë e thotë raporti ndërkombëtar “COVID-19 Regional Safety Assessment” i Deep Knowledge Group, një firmë investimesh e themeluar në 2014-në në Hong Kong.

Për këtë kategori ne renditemi në vendin e 98 nga 100 vende të analizuara në këtë raport.

Shqipëria, sipas efiçencës së karantinës renditet në vendin e 69 që do të thotë se edhe karantina nuk arriti të kishte sukses të plotë ndaj Covdi-19. Po ashtu edhe për nga efiçenca e menaxhimit të situatës nga qeveria sipas renditjes, kemi dështuar duke u renditur në vendin e 95 nga 100 vende të shqyrtuara. Edhe përgatitja e urgjencës na ka lënë zbuluar duke u renditur për këtë kategori në vend të 85, kurse sipas rezistencës rajonale renditemi  në vendin 75. Për gadishmërinë e kujdesit shëndetësor renditemi në vendin e  57-të. Në total, sipas analizës së 6 kategorive, 30 indikatorëve dhe 130 parametrave Shqipëria është renditur për menaxhimin e situatës Covid-19 në vendin e 88-të.

Pandemia Covid-19 vuri në sprovë shumë vende në botë, madje edhe ato vende me një sistem të fort shëndetësor. Të gjendur përballë një situate të re dhe mbarëglobale, vende të ndryshme e kanë përballuar ndryshe.

Raporti ka shqyrtuar për të kutpuar nivelin e përballjes me situatën Covid-19 të vendeve 6 kategori të nivelit të lartë (Efikasiteti i Karantinës, Efikasiteti i Qeverisë për Menaxhimin e Rrezikut, Monitorimin dhe Detektimin, Gatishmërinë e Shëndetësië, Rezistencën Rajonale dhe Përgatitjen e Urgjencës).

Sipas raportit vendi më i sigurt është Zvicra, kurse më i rrezikuari Sudani i Jugut.

“Një analizë gjithëpërfshirëse dhe sasiore e pandemisë globale prej koronavirusit të ri është një sfidë kritike që duhet të kryhet në mënyrë që të planifikohen masat më të mira strategjike për të zvogëluar dhe neutralizuar pasojat negative të shpërthimit deri në zgjidhjen përfundimtare të një vaksine. Duke pasur parasysh këtë, studimi i ri analitik nga Deep Knowledge Group është krijuar për të klasifikuar, analizuar dhe renditur stabilitetin ekonomik, shoqëror dhe shëndetësor të arritur nga 200 rajone, vende dhe territore, si dhe pikat e forta, të dobëta, mundësi, etj. dhe kërcënimet ose rreziqet që ata posedojnë dhe përballen kundër krizës globale shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19”- citon raporti.

Sipas hartuesëve të raportit, analiza mund të shërbejë si një pikë fillestare për diskutim dhe një burim për qeveritë që të zgjedhin sigurinë dhe stabilitetin edhe pas pandemisë, dhe të mendojnë për plane më të mira të mundshme të veprimit për secilin rajon të veçantë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies ekonomike të popullatës së tyre dhe kthimin e dëmit kolateral të shkaktuar nga COVID-19.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht
kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë