Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve, në raport me popullsinë, 176 për 100 mijë banorë.
Shifrat i ka publikuar Komisioni Europian në raportin e fundit, ku tregohet se në vendin tonë ka një rritje të burgosurish me 8.2% nga 2021-shi në 2022-shin, në total 5.037 të burgosur.
Në të njëjtin raport, KE thekson se kosto mesatare vjetore për një të burgosur në Shqipëri arrin 9.4 mijë euro, me një vlerë totale 47.3 mln euro dedikuar atyre që vuajnë heqjen e lirisë.
Shqipëria është e treta mes 47-të vendeve të Europës, e cila ka shënuar rritjen më të lartë të numrit të të burgosurve nga viti 2005 deri në vitin 2022, me 61%. Ndërkohë numri i të burgosurve në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, përgjatë kësaj periudhe, paraqitet me rënie.


Sipas gjinisë, të burgosurit në Shqipëri janë masivisht burra dhe numri i grave në burg është në nivele minimale, 1.2% e totalit. Të dhënat për vitin 2022 flasin për një peshë prej 2.1% të burgosurve të huaj në vendin tonë.
Një tregues interesant ku Shqipëria zë vendin e tretë është se shumica e të burgposurve nuk kryejnë deri në fund dënimin e dhënë, në 58% të rasteve.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



