Ngjarje

Raporti i INSTAT: Ulen aksidentet rrugore

Në raportin e fundit të INSTAT për aksidentet rrugore tregohet se gjatë këtij muaji ka pasur 75 aksidente, 34.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur numri ishte 115.  Duket se pandemia ka ndikuar edhe për sa i përket numrit total të aksidenteve në pesë mujorin e parë të vitit 2020.

Të dhënat tregojnë se numërohen 390 aksidente rrugore nga 583 aksidente të ndodhura në pesë mujorin e parë të 2019, duke u ulur me 33,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rrjedhimisht ka sjellë një numër më të ulët të të aksidentuarve, 86 persona nga 143 që janë përcaktuar vitin e shkuar. Ndërsa për sa i përket arsyeve të aksidenteve, përgjatë muajit maj, përcaktohet se aksidentet kanë ndodhur  për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe mosha e tyre ka qenë 25–34 vjeç, duke zënë 32,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej, por në total në pesë mujorin e parë të këtij viti aksidentet rrugore kanë ndodhur më së shumti për shkak të sjelljes së këmbësorit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë