Sipas një raporti të fundit të botuar nga organizata e bamirësisë “Save the Children”, një në pesë fëmijë jetojnë në zonat të cilat vazhdimisht janë në luftë.
Që prej vitit 2017 rreth 420 milionë fëmijë jetonin në zonat që vazhdimisht janë në luftë dhe pjesa më e madhe e tyre kanë mësuar të përdorin armët. Raporti thotë se fëmijët që jetojnë në këto zona janë të pambrojtur dhe pre e dhunës seksuale.
Një tjetër hulumtim i kryer gjatë vitit të kaluar nga Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo, vendet më të rrezikshme për fëmijët janë: Afganistani, Nigeria, Somalia, Siria dhe Jemeni. Studimi gjithashtu zbuloi se mohimi i qasjes humanitare është rritur 15-fish në vitet e fundit.
Në raport thuhet se gjatë gjithë kohës ka një rritje të numrit të fëmijëve që jetonin në zonat e prekura nga lufta dhe disa prej tyre janë ishin edhe të trafikuar. Shkeljet e rënda ndaj fëmijëve, që përfshijnë vrasjen, rrëmbimin nga grupet e armatosura dhe dhunën seksuale janë rritur në nivel global nga 10,000 në 2010-ën, në 25,000 në 2018-ën, numri më i madh i regjistruar ndonjëherë .

“Lufta në ditët e sotme po shkakton edhe më shumë vuajtje për fëmijët”, tha Carolyn Miles, presidentja e organizatës.
“Analizat tona tregojnë qartë se gjendja është duke u përkeqësuar për fëmijët dhe bota po i lejon këto trazira. Çdo ditë, fëmijët sulmohen sepse grupet e armatosura dhe forcat ushtarake i shpërfillin ligjet dhe traktatet ndërkombëtare. Krimet e luftës vazhdojnë të mbeten të pa ndëshkuara” tha ajo.
Organizata përfshiu, gjithashtu më shumë se 20 rekomandime mbi mënyrën më të mirë për të mbrojtur fëmijët nga dhuna apo trafikimet dhe bën thirrje që qeveritë e të gjitha vendeve të ngrenë një organ legjislativ të pavarur për të hetuar krimet e luftës kundrejt fëmijëve dhe jo vetëm.
“Për fëmijët, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga lufta që organizojnë qeveritarët, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur ata nga dëmet e mëtejshme dhe për të ndihmuar në rindërtimin e të ardhmes së tyre” shprehet Miles. /CNN/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.