Gati 800 persona mësohet se janë vendosur në vetëizolim në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të dyshimeve se mund të jenë të infektuar me Covid-19.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se vendin 790 personave u është dhënë urdhër të për izolohen pasi mund të kenë rënë në kontakt më të infektuar me Covid-19.
Vendi fqinj ka regjistron sërish shifra të larta të të infektuarve, pasi në 24 orët e fundit u raportuan 190 raste të reja dhe 8 viktima, shumë prej të cilëve në qytetin e Shkupit.
Viktimat janë të moshës prej 31 e deri në 86 vjeç dhe 4 prej tyre janë nga Shkupi kurse të tjerët nga qytetet e Strugës, Ohrit, Gostivarit dhe Resnjës.
Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 185, shumica prej tyre nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi dhe Struga.
. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut ka 3890 të prekur nga koronavirusi dhe 1800 raste aktive.
Pavarësisht shpërthimi të ri të epidemisë. autoritetet nuk do të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme, e cila skadon të shtunën.
Presidenti, Stevo Pendarovski deklaroi sot se nuk është e nevojshme shtyrja e mëtejshme dhe se nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga qeveria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




