Gazeta Si - Filmi “Rambo” shënoi këtë të shtunë 40-vjetorin, pasi u transmetua në një sukses të paparë në kinematë amerikane në 22 tetor 1982.
Me regji nga Ted Kotcheff, i frymëzuar nga romani “First Blood” nga David Morrell dhe kapitulli i parë i sagës filmike mbi veteranin vietnamez të luftës të luajtur nga Sylvester Stallone, ai u kthye në një klut që edhe sot e kësaj dite nuk e ka humbur shkëlqimin.
Aktori është John Rambo (Silvester Stalone), një veteran i dekoruar me medalje nderi që kërkon të riintegrohet në shoqërinë amerikane pas kthimit nga lufta në vendin e Azisë Juglindore.
Sapo kthehet në Hope, një qytet i vogël në shtetin e Uashingtonit, ai ndeshet me Sherifin Will Teasle (Brian Dennehy), i cili e merr për një vagabond dhe e arreston.
Por Rambo arrin të arratiset në pyll dhe mban nën kontroll një ushtri të tërë policësh, derisa koloneli Samuel Trautman, ish-komandanti i tij në Vietnam, e kontakton atë.
"Rambo" është një film bindës, spektakolar dhe që të mban në ankth. Filmi fokusohet në dramën e veteranëve amerikanë, të cilët u kthyen në shtëpi pas disfatës, viktima të përbuzjes së antimilitaristëve dhe të paaftë për t'u përshtatur me jetën normale edhe për shkak të traumave të përjetuara gjatë konfliktit.
Aktori Silvester Stalone është i jashtëzakonshëm në rolin e të pathyeshmit, me shpirt të brishtë dhe ndjeshmëri të theksuar.
Filmi pushton kritikët dhe audiencën. Kushton 15 milionë dollarë, mbledh 125 milionë të ardhura dhe shumë shpejt shndërrohet në një kult në Amerikë dhe jo vetëm. Më poshtë po renditim 15 kuriozitete që mund të mos i dini.
Stallone thyen hundën e kolegut të tij
Silvester Stalone theu aksidentalisht hundën e Alf Humphreys (Lester) gjatë skenës së arratisjes nga burgu, duke e goditur në fytyrë me bërryl, prandaj aktori shihet i veshur me një fasho për pjesën tjetër të filmit. Në roman, Rambo në fakt thyen hundën e një prej policëve të burgut.
Stalone refuzon prerjen e parë të filmit
Sylvester Stalone kundërshtoi montazhin e parë të filmit, i cili zgjati mbi 3.5 orë. Në fillim, aktori donte që filmi të fshihej nga frika se do të rrezikonte karrierën e tij. Por më pas ai u sugjeroi producentëve të shkurtonin shumicën e skenave që ai i konsideronte të padobishme dhe retorike. Në fund, redaktimi i ri përgjysmoi kohëzgjatjen e filmit dhe e bëri punën shumë më të efektshme dhe bindëse.
Figurantët ishin ish të papunë
Shumë nga personat figurantë të parë në film ishin qytetarë vendas që ishin të papunë pas mbylljes së një fabrike buke që kishte pushuar së punuari pak para fillimit të xhirimeve.
Realiteti përgjysmë
Filmi zhvillohet në qytetin imagjinar Hope të vendosur nga producentët, shteti Uashingtonit në SHBA. Pjesa më e madhe e filmit është xhiruar në në fakt në qytetin e vërtetë të Hope, që ndodhet në Kanada.
Terence Hill refuzon rolin e Rambos
Për rolin e Rambos, fillimisht u konsideruan nga kasti kinematografik aktorët e Hollivudit, Clint Eastëood, Al Pacino, Robert De Niro, Paul Neëman, Nick Nolte dhe Michael Douglas.
Terence Hill ishte gjithashtu kandidat për rolin kryesor në film, por vendosi të hiqte dorë, pasi e konsideroi pjesën "shumë të dhunshme".
Ushtari frymëzues
Sipas David Morrell, autor i "First Blood", personazhi i Rambos është frymëzuar nga Audie Murphy, një ushtar i Luftës së Dytë Botërore, i cili gjatë konfliktit mori 33 dekorata ushtarake duke përfshirë medaljen e nderit.
Vjedhja e kamionit në set
Gjatë xhirimeve, u vodh një kamion i përdorur për të ruajtur rreth pesëdhjetë armë zjarri të importuara në Kanada për xhirime.
Finalet e mundshme
Përveç asaj që kemi parë të gjithë, me John Rambo që doli i padëmtuar, ishin menduar edhe tre përfundime të tjera alternative të mundshme.
Në të parën, koloneli Trautman duhej të qëllonte dhe të vriste Rambon, ndërsa të godiste përgjithmonë Teasle.
Në të dytën Rambo do të kishte dalë me lëvizje të ngadalta nga komisariati, duke qëlluar mbi policët, të cilët megjithatë do ta kishin vrarë.
Një i tretë, i cili më pas u qëllua, pa protagonistin të vriste veten me armën që mbante Trautman.
Thikë e dizajnuar me porosi
Thika luftarake e Rambos ishte projektuar me porosi nga prodhuesi i thikave në Arkansas, Jimmy Lile. Filmi popullarizoi thikat e mbijetesës.
Kirk Douglas supozohej të ishte koloneli Trautman
Kirk Douglas fillimisht u zgjodh për të luajtur rolin e kolonelit Samuel Trautman. Për shkak të problemeve me skenarin (Kirk donte që Rambo të vdiste në fund, si në roman), ai e braktisi filmin dhe Richard Crenna-s iu dha aktori në sekondën e fundit.
Pjesa e pëlhurës së ashpër e gjetur rastësisht
Pjesa e madhe e pëlhurës së ashpër që Rambo gjen në pyll dhe e shndërron me thikë në një pallto të improvizuar, nuk ishte në fakt një rekuizitë, por një pjesë e vërtetë cope e gjetur nga ekipi gjatë xhirimeve të filmit.
Silvester Stalone bëri shaka sesi ajo pëlhurë u bë një objekt i çmuar në xhirime. Në fund të xhirimeve, aktori ka marrë me vete në shtëpi copën, të cilën e ruan ende si kujtim.
Origjina e emrit
Origjina e emrit të filmit “Rambo”, rrjedh nga ajo e një cilësie mollësh, e quajtur “Rambo”, e pranishme në Francë dhe Suedi.
Ishte gruaja e shkrimtarit David Morrell, autor i “First Blood”, e cila e prezantoi burrin e saj për të zbuluar mollët “Rambo” në kërkim të frymëzimit.
Ka vetëm një vdekje të konfirmuar
Edhe pse konsiderohet një film shumë i dhunshëm, aty ka vetëm një vdekje të konfirmuar: është Galt, ushtari që bie nga helikopteri. Në roman, njerëzit e vrarë nga veterani i luftës së Vietnamit janë shumë më tepër.
Lotët e Rambos dhe historia e vërtetë
Një nga momentet më prekëse të filmit, është skena ku Rambo shpërthen në lot dhe i tregon kolonelit Trautman historinë e shokut të tij të skuadrës, Baker Danforth, i cili ëndërroi të kthehej në Amerikë dhe të blinte një “Chevrolet” të kuq të konvertueshëm, por u vra në një pritë në Vietnam. Stalone tha se e kishte dëgjuar këtë histori tragjike nga një veteran i luftës.
Projekti që nuk filloi kurrë
Sydney Pollack kishte menduar të xhironte filmin që në vitin 1974 dhe kishte identifikuar aktorët: Steve McQueen do të ishte Rambo, ndërsa Burt Lancaster do të luante sherifin. Projekti nuk u realizua kurrë.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.