Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë pasdite qytetarët afganë të cilët janë akomoduar që prej mëngjesit në dy prej hoteleve të Durrësit në zonën e plazhit.
Rama ka biseduar me një pjesë të tyre, ndërsa ata e kanë falënderuar për mikpritjen.
“Erdhëm nga ferri në parajsë”, – i tha një grua kryeministrit, i cili iu përgjigj: “Më në fund ia dolët, kemi qenë vetë në këtë pozitë 30 vjet më parë”.
Më pas, kryeministri, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë dhurata për fëmijët e vegjël afganë.
Sot në orët e para të mëngjesit, mbërriti grupi i parë me 121 shtetas afganë, të cilët do të qëndrojnë të paktën një vit në Shqipëri deri në largimin e tyre përfundimtar drejt Amerikës.
Në ditët në vijim, priten grupe të tjera afganësh, të cilët sipas kryeministrit Rama mund të arrijnë shifrën rreth 4 mijë në total. Ata do të shpëndahen në Durrës, në Tiranë në Qytetin Studenti dhe në Berat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.








