Arsim

Rama ‘u përgjigjet’ pedagogëve: Nuk ka më paga uniformë siç e kërkojnë Sindikatat

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takimin me Rektorët e Universiteteve Publike dhe Private, ndërsa sindikata vijon bojkotin prej dy ditësh. Rama tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse këtë e kërkojnë Sindikatat i ka ardhur fundit.

Ai shtoi se Universiteti duhet të jetë aktor në treg dhe të thithë fonde.

“Universitetet nuk janë gjimnaze, nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht , tani me reformën  e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN së vet thithjen e të ardhurave nga tregu. Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka ikur. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme", tha Rama.

Sipas kryeministrit, Universiteti duhet ta ketë pjesë të ADN-së vetë thithjen e të ardhurave nga tregu.

"Të jetë një aktor në treg ashtu sikundër të jetë edhe magnet për projekte dhe kërkimin shkencor. Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë me reformën e arsimit të lartë.

Kampuset universitare sot, ju e dini më mirë se unë, nuk janë fjetore. Kemi mësimin dhe fjetoren. Por janë edhe hapësirat ku takohet universiteti me biznesin dhe tregun. Në kampet universitare. Jam i bindur që UBT me reformën që po bën dhe qasjen e re, do të jetë vendi ku kampusi do të sjellë aty kompani që do të jenë të interesuara për të rritura të ardhurat e tyre duke paguar mbrapsht universitetin. Ata që kanë marrë bursa kanë ikur. As nuk përgjigjen që të thonë jam këtu. Por kjo për ne është e papranueshme. Një vend si i yni që hyn te më pak të pasurat financon me para dhe kapital njerëzor, nuk ka më sens. Këtë fond e kemi kthyer për studentët këtu. Nga 20 mund të shkojnë në 400 që do të paguhen me rrogë minimale.

Kështu përsëri vlerësojmë meritën. Nuk mundet dot të furnizojmë mjek Gjermaninë. Paguajmë ne ia bëjmë gati dhe vjen gjermani na i merr. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Për fat të mirë nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh. Kemi akoma të tjerë që presin të punësohen. Por Italia ka 40 mijë mungesë. Diplomën e mjekut nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do shkosh t’ia kthesh njëherë popullit tënd atë që ka bërë për ty dhe pastaj shko ku të duash”, deklaroi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë