Menaxhim

Rama thirrje BE-së: S’kemi kohë për burokracitë e institucioneve europiane, financoni projektet

Nga Gazeta “SI” –samitin e Ballkanit Perëndimor për projektet strategjike të transportit, kryeministri Edi Rama, i kërkoi zyrtarëve të BE-së që të mos humbasin kohë në mbështetjen financiare për rajonin, sepse Ballkani nuk ka kohë për të humbur.  

“Të presësh disa vite për të ndërtuar hekurudhën Tiranë -Durrës për shkak të burokracive në institucionet europiane, krijon frustrim. Shkon përtej qëllimeve të përbashkëta dhe qëllimit të BE që njerëzit tanë të qëndrojnë këtu”, tha Rama.

Më tej, kryeministri i bëri thirrje BE-së të mbështesë Malin e Zi në projektin vazhdues të Korridorit Blu, në të kundërt qëllimi i të gjithë projektit do të humbasë.

Rama tregoi edhe se Korridori Blu është tashmë në fazë të avancuar. Një ndër segmentet është në ndërtim dhe segmentet e tjera janë gati për daljen në tender, sipas kryeministrit. “Në mandatin e tretë do të shohim frytet e këtyre projekteve. Korridori i Tetë ka hyrë në diskutime dhe bashkë me Maqedoninë  e Veriut jemi të koordinuar”, shtoi ai.

Kryeministri u ndal edhe tek projekti i Portit të Durrësit duke e quajtur atë “porti i krejt Ballkanit” dhe se lidhja me hekurudhën Durrës-Prishtinë do të mundësojë lidhjet tregtare me rajonin e përtej. “Më pas do të lidhet dhe me Portin e Thatë të Prishtinës, projekt që do ta paraqesim në takimin e dy qeverive në qershor”,- theksoi Rama.

Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Rama pati kërkesën e fundit për zyrtarët e BE-së, ku i ftoi të shikonin Tiranën “by night”, pasi folën për rrugët në një sallë të mbyllur.

Përfaqësuesja e Komisionit Europian në Samit, duke folur për projektet dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, Mona Bjorklund tha se ngritja e një sistemi të sigurt infrastrukturor nuk mund të bëhet në një natë duke cituar thënien shqiptare “gur gur bëhet mur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë