Lajme

Rama, telefonatë 45-minutëshe me Merkelin: Vendosëm të gjitha pikat mbi “i”

Kryeministri Edi Rama ka pasur një telefonatë të gjatë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Lajmin e ka të ditur vetë kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në “Twitter”, thotë se ka biseduar për 45 minuta me Merkel, mbi negociatat e Shqipërisë me BE. Rama thotë se kancelarja Merkel ka rinënvizuar qëndrimin e rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të vendit tonë.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi ‘i’ për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan kryeministri Rama në “Twitter”.

Kjo bisedë telefonike me kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Merkel vjen vetëm pak ditë pas Këshilli Europian vendosi për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte Franca, e cila vendosi veto për të mos hapur negociatat me dy vendet. Presidenti i Francës, Emannuel Macron e justifikoi qëndrimin me idenë e tij se Bashkimi Europian, si fillim duhet që të reformohet brenda vetes, e më pas të nisë procesi i zgjerimit me vende të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë