Nga Gazeta ‘SI’ – “Ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish, duhet të jenë të qetë sepse me kalimin e aktit normative do të shpërblehen qindarkë për qindarkë”, deklaroi kreu i qeverisë, Edi Rama, në aktivitetin me tre ministrat, Pirro Vengu, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, lidhur me transformimin e Forcave Zjarrfikëse.
Rama theksoi se rritja e pagës për zjarrfikësit është e domosdoshme dhe e rëndësishme.
“S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet”, tha Kryeministri.
Kreu i qeverisë u shpreh se ata përballen me sfida kolosale dhe se pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.
“Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA.
Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide. “
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



