Kryeministri Edi Rama u takua në Nju Jork me kreun e Zyrës për Europën dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.
“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian”, shkruan Rama në Facebook.
Me këtë shënim Kryeministri shoqëron disa foto nga takimi në fjalë, pa dhënë më tepër detaje se për çfarë është diskutuar në këtë tryezë.
Por, nisur nga prania e të dërguarit të posaçëm të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, bisedimet mund të jenë përqendruar tek kriza politike dhe reforma në drejtësi në Shqipëri dhe tek bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimi i Shqipërisë në këtë dialog.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.