Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish çështjes së drejtësisë.
Nga një takim që ai zhvilloi me pensionistët në Gjirokastër, Rama u shpreh se shpatën e drejtësisë e hoqi nga zyra e tij dhe ia dorëzoi prokurorëve të pavarur.
Ai tha se Altin Dumani është njeri me integritet, por ka qenë i çarmatosur deri në momentin kur u bë drejtësia e re, që kryeministri ia atribuon si meritë PS.
Ndërsa atyre që thonë se ka gjysmën e qeverisë në burg, Rama iu përgjigj duke thënë se është ballëlartë dhe që ata, sipas tij, “duan të marrin pushtetin me duart e drejtësisë, duke më vënë në pozitë të vështirë mua”.
Ai deklaroi se nuk vihet në pozitë për shkak se sipas tij ka luftuar që drejtësia të ishte e pavarur, duke goditur edhe njerëz brenda familjes socialiste.
“Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh nese do njerez të opozitës do ishin para drejtësisë dhe njerëzit tonë jo.
Nuk të çon qeveria në burg, nuk bën qeveria hetime dhe përgjime, janë punë të drejtësisë. Shtëpia jonë është krijuar për të qeverisë, çuar njerëz në parlament, dhe në shtëpinë tonë kush bën gjëra të paligjshme duhet të ndëshkohet, jo nga partia por drejtësia.
Ne më shumë seç ishim do jemi, sepse historia e kësaj partie është një bie mijëra ngrihen”, tha kreu i PS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.