Nga Gazeta ‘Si’- Për rreth një orë zgjati takimi i kryeministrit Edi Rama në bashkinë e Vlorës, i dyti brenda pak ditësh. Vizita e tij e dytë erdhi pas kritikave dhe valës së dorëheqjeve së drejtorëve dhe një aksioni të nisur nga autoritetet vendore për lirimin e hapësirave publike.
Pasi doli nga bashkia, inspektoi lirimin e hapësirave në lagjen ‘Muradie’, ndërsa shoqërohej nga deputeti dhe ministri Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Ermal Dredha.
“Hiqni tavolinat dhe karriget, lironi hapësirën”, dëgjohet kryeministri teksa i drejtohet një pronari.
Ditët e fundit, Rama ka shtuar kritikat dhe ka paralajmëruar masa nëse nuk do të lirohen hapësirat publike në Vlorë e qytete të tjera.
“I bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda, dhe pastaj i kanë vënë dhe ato mushamatë dhe pastaj i përdorin edhe për t’i rihapur rrugë pirjes së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë t’i çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do t’ju çmontohen, por do përballen me gjoba dhe deri me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike”, tha Rama para disa ditësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




