Per protestën e sotme të opozitës dhe sulmeve ndaj Kryeministrisë, vjen edhe reagimi i kreut të qeverisë. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama ka ironizuar opozitën, duke u shprehur që zjarri i hedhur mbi ndërtesën e Kryeministrisë nuk i bën dot asgjë, por vetëm Shqipërisë, ndërsa publikon një video nga zjarri te dera e qeverisë.
“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan kryeministri në “Twitter”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



