Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e projektit transformues të Sheshit të Flamurit në Vlorë. Sipas tij ky transformim do të jetë një realitet i ri mesdhetar.
“Mirëmëngjesi dhe me projektin transformues të Sheshit të Flamurit në Vlorë, një tjetër kontribut i arkitektit të mirënjohur belg, Xavier de Geyter, që nis të jetësohet së shpejti si pjesë e transformimit të Vlorës në një realitet të ri mesdhetar, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri në faqen e tij të Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




