Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me një postim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku shkruante se kishte zhvilluar një takim me zyrtarin e CDU-së, Elmar Brok.
Rama shkroi se Brok e kishte uruar për fitoren dhe i kishte thënë “Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart”.
Ndërkohë në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Brok mbetet një mik i tij dhe i shqiptarëve dhe sipas ish-kryeministrit, urimi i tij për Ramën ishte ironi.
“Ai mbetet një mik, dhe urimi i tij është një ironi. Është një ironi, mos e pyet. Ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, është shprehur Berisha.
Kujtojmë se Brok ka qenë edhe deputet në Parlamentin Europian si dhe ka mbajtur atje postin e kryetarit të komisionit të Jashtëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.