Lajme

Rama provokon sërish, por këtë herë me veshjen!

Një ditë pas ekspozimit të skulpturave abstrakte personale në Berlin të Gjermanisë, kryeministri Rama është shfaqur sërish provokues.

Këtë herë, ajo që ka goditur ka qenë veshja e kreut të qeverisë, i cili ka zgjedhur të ndryshojë edhe foton e profilit të tij në “Twitter”.

Ai shfaqet i veshur me pantallona të gjera treçerekshe, ndërsa mban në duar një punim të tij mbi mur. Nuk është hera e parë që Rama vishet në këtë mënyrë, pasi edhe në takime zyrtare, edhe me homologë të huaj është paraqitur me kostum dhe atlete të bardha.

Ekspozita e Ramës është hapur të premten në kryeqytetin gjerman dhe në skulpturat e tij kishte punime me emrat e ish-ministrave të qeverisë, apo numrat e telefonit të bashkëpunëtorëve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë