Kryeministri Edi Rama iu përgjigj shkurtimisht akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që nga takimet me biznesin e vogël prezantoi programin e opozitës për daljen nga kriza e shkaktuar nga Covid dhe tha se Qeveria e ka harruar atë dhe qytetarët.
Rama e cilësoi si të pabesueshëm programin e Bashës, ndërsa nuk lë pa shigjetuar as Presidentin Meta, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.
“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkroi Rama në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




