Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Londër është pritur me protestë. Dega e Partisë Demokratike në kryeqytetin britanik e mbështetur edhe nga shqiptarë që jetojnë e punojnë atje janë mbledhur fillimisht para hotelit ku qëndroi kryeministri e më pas edhe në sallën ku zhvillohej takimi ku Rama do të marrë pjesë ditën e sotme.
Në një moment kur kryeministri Rama del nga makina një person i thërret “O mashtrues”, dhe Rama i i kthen vetëm një buzëqeshje ironike.
Ndërsa, PD në Londër ka zhvilluar një protestë kundër Ramës, pasi sipas saj, qeveria shqiptare është kapur në përgjime në bashkëpunim me mafian.
Kryetari i PD-së në Londër, Naim Hasani, tha se gazeta më e madhe në Europë BILD ka publikuar përgjime, të cilat dëshmojnë se kjo qeveri ka ardhur në pushtet nëpërmjet mashtrimit, krimit elektoral, blerjes dhe shitjes së votës.
Hasani tha se në çdo vend të Europës po të kishin dalë tmerre dhe regjistrime të tilla origjinale, autentike nga vetë autoritetet ligjzbatuese shqiptare, i gjithë populli do të ishte në këmbë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




