Arsim

Rama prezanton 11 anëtarët e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Kryeministri Edi Rama prezantoi Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Kreu i qeverisë shpjegoi se skuadra e re përbëhet nga ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar, shqiptarë jashtë vendit si edhe të huaj që mishërojnë kriteret më të larta të botës akademike.

“Bordi është i përbërë nga një numër harmonik ekspertësh shqiptarë dhe të huaj që shkëlqejnë në karrierën e tyre akademike në vende të ndryshme. I jam mirënjohës sinqerisht të gjithëve për gatishmërinë dhe patjetër dhe dispononim e pakursyer që të na japë një dorë në këtë proces. Se vë në diskutim që të paktën pjesa shqiptare e bordit të ri e njeh mirë problematikën e arsimit tonë të lartë. Është e familjarizuar me problemet, shqetësimet dhe kritikat. Duhet ta çojmë në nivel tjetër, arsimin tonë të lartë. Ne vijmë nga një rrugë e përpjetë dhe pak vite më parë ne na u desh të përballeshim me një situatë ku rrjeti i universiteteve tona ishte rrjet i shthurur dhe i thurur sipas orekseve,” Rama.

Të përzgjedhurit janë:

-Shqiponja Telhaj është kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë në Shqipëri (ASCAL).
-Iraj Hashi
Nga anëtarët e huaj, i pari në listë është profesor Emeritus i Ekonomisë, Iraj Hashi, nga Shkolla e Biznesit Staffordshire.
Hashi përfundoi arsimin universitar në Inxhinierinë e Rafinerisë së Naftës në Iran (Instituti i Teknologjisë Abadan), studimet Master në Shtetet e Bashkuara (Universiteti i Maryland) dhe studimet e Doktoratës në MB (Universiteti i Keele).
-Maurice Oudejans
Maurice Oudejans është diplomuar në Universitetin e Amsterdamit për marrëdhënie ndërkombëtare në vitin 1995. Ai punon si menaxher për projektet e akreditimit që prej prillit të vitit 2018 pranë Universitetit ku u diplomua.
-Alexander Kohler
Alexander Kohler është një ekspert në qeverisjen e arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë.
Ai aktualisht po punon me Ministrinë e Arsimit, Kërkimit dhe Shkencës në Federatën Austriake me fokus specifik në financimin e universiteteve publike përmes marrëveshjeve të performancës, mbi cilësinë e mësimdhënies dhe mbi zbatimin e reformës së arsimimit të mësuesve në Austri.
-Aysen Savas
Aysen Savas,ka marrë një diplomë Bachelor dhe Master nga Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme dhe një doktoraturë nga MIT.
Ajo ka dhënë mësim vazhdimisht në METU që nga viti 1995, megjithëse ka dhënë udhëzime edhe në MIT dhe në Kolegjin Universitar të Londrës.
-Tomasz Jelenski
Mësues akademik, arkitekt, planifikues urban, i diplomuar në Departamentin e Arkitekturës së Brendshme në Akademinë e Arteve të Bukura në Krakov (1997); në 2005 ai mori një doktoraturë në Arkitekturë dhe Planifikim Urban në Universitetin e Teknologjisë në Krakov.
-Kita Sallabanda
Kita Sallabanda aktualisht punon si Profesor i Asociuar në Universitetin Complutense të Madridit, një tutor për banorët e Spitalit Klinik të San Carlos
në Madrid dhe profesor i diplomuar në Master Ndërkombëtar në Zbatime të Avancuara Teknologjike në Onkologjinë e Rrezatimit.
-Lea Ypi
Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në London School of Economics dhe profesoreshë e asocuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.
-Dritan Nace
Pedagogu Dritan Nace është sot një prej shqiptarëve të suksesshëm, jo vetëm si pedagog në në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë, por edhe në fushën e kërkimit shkencor.
-Indrit Hoxha
Hoxha u bashkua me Penn State Harrisburg në vjeshtë 2010 si asistent profesor i ekonomisë. Ai mori Doktoraturë në ekonomi nga Universiteti i Hjustonit. Ka dhënë shumë kurse në nivelin universitar dhe pasuniversitar, duke përfshirë Parimet e Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë, Parasë dhe Bankës, Tregjeve Ndërkombëtare të Kapitalit, Tregjeve të Çmimeve dhe Strategjisë Konkurruese, Mjedisi Ekonomik i Biznesit dhe Tregjeve Financiare dhe Ekonomisë.
-Darinka Piqani
Darinka u diplomua në vitin 2004 si studente e dalluar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Që nga gushti 2011, jep mësim në Europa Institue të Shkollës së Drejtësisë Leiden.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë