Politike

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Nga Gazeta ‘Si’- “Europa, në këtë periudhë ka nevojën dhe mundësinë për të rishpikur veten, mes sfidave të shumta që kanë përfshirë mbarë botën.”

Kështu tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komunitetit Politik në Tiranë ndërsa shtoi se Europa e së nesërmes është një vizion që u takon liderëve të pranishëm në Samit që ta sjellin në jetë, e cila sipas tij duhet të jetë larg armëve.

Ai tha se Zoti e shpëtoi Presidentin Donald Trump kur u qëllua me armë zjarri, jo vetëm se kishte një plan për SHBA-të, por sipas tij, kishte një plan edhe për Europën.

“Beteja jonë nuk lidhet vetëm me atë që mund të bëjnë të tjerët, por edhe me atë që mund të bëjmë ne për veten tonë. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi, sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse gjysma tjetër është se Zoti kishte një plan edhe për Europën.

Dhe nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq. Europa ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i yni në këtë rast, nuk është një udhëtim rrëmbimi si në pikturën e veronezes, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit?”, tha Rama.

Ai komentoi edhe zgjedhjet e 11 majit ku tha se 52% e shqiptarëve votuan pro tij, për të mbështetur rrugëtimin europian të Shqipërisë.  

“Ishte kënaqësi që fushata u përqendrua te kjo fjalë: Europë, identitet, përkatësi. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur Keir, ishte një rezultat mjaft i ngjashëm me referendumin e Brexit-it, por me role të përmbysura, 52% për ne për të mbetur apo në rastin tonë për t’iu bashkuar. Por nuk ka krahasim 48%-shi i mbetur i votuesve. Ata nuk janë euroskeptikë, janë thjeshtë euro optimistë të painformuar, të cilët mendojnë që duhet të isha shkarkuar, meqë nuk e integrova Shqipërinë në BE shumë kohë më parë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë