Lajme

Rama: Pas 30 qershorit, një fazë e re e trajtimit të problemeve nga bashkitë

Gjatë takimit të përjavshëm me koordinatorët e platformës “Shqipëria që duam” kryeministri Rama përveçse njohu nga afër rastet që kanë marrë zgjidhje, u ndal edhe një herë te zgjedhjet e 30 qershorit.
Kryeministri Rama theksoi se pas 30 qershorit trajtimi i ankesave të qytetarëve nga pushteti vendor do të hyjë në një fazë të re.
“Ka një diferencë e cila meriton vëmendje mes halleve që zgjidh qeveria, përmes ndërhyrjes së agjencisë që administron platformën tek institucionet qendrore. Kam shumë besim se më 30 qershor ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë edhe për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë qoftë në aspektin sasior, qoftë në atë cilësor”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.
Rama tha se qeveria do vazhdojë të përgjigjet për kërkesat e zgjedhësve duke nisur që nga paraqitja në procesin zgjedhor.
“Zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por për ata që zgjedhin. Me votën e qytetarëve do të jemi aty në detyrë për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë