Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka ushqyer “baltën për politikë të përditshme të brendshme në vend, tek forcat e jashtmë”. Duke e shprehur si shqetësim, Rama thotë se kjo është ajo që ka ndodhur 48 orë më parë në Berlin, në takimet e z. Basha me zyrtarë në Berlin.
“Opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër Shqipërisë duke eksportuar nëpër qytete të vendeve anëtare baltën. Dhe pastaj në rastin ideal të bashkohet me ne në këtë përpjekje, sepse çelja e negociatave nuk është anëtarësimi dhe rruga e anëtarësimit është e gjatë dhe në këtë rrugë duhet kontributi i të gjithve, duhet marr shembulli i të gjitha vendeve që ia kanë dalë me sukses. Beteja të brendshme politike janë të ndezura dhe në vende të tjera. Është e papranueshme duke ushqyer propagandën e baltës së prodhuar në vend për politikë të brendshme dhe Shqipëri ata indvidë që takojnë këto forca. Kjo është ajo që ka ndodhur në Berlin 48 orë më parë. Kjo është ajo që fatkeqësisht do të vazhdojë dhe deri në sekondën e fundit. Kjo është ajo që e bën të sekëlldisshme marrëdhënien me opozitën që është larg së qëni aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti ku çdo shqiptar që ka mundësi të thotë një fjalë për vendin e vet në gjuhë të huaj, të thotë fjalën e duhur në shërbim të vendit të vet”, tha Rama.
Si.
Interested in ordering cheapest medications over the internet
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.