Politike

Rama opozitës: Do keni vëmendjen tonë nëse hiqni dorë nga zhurma si argument

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në nisje të fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh se 83 mandate të fituara në zgjedhjet e 11 Majit janë një borxh i jashtëzakonshëm.

Rama, teksa iu drejtua socialistëve, u shpreh se ky borxh duhet marrë përsipër, jo me fjalë, “por me një qasje të re, me ide dhe risi në çdo drejtim”.

Kryeministri kishte edhe një mesazh për opozitën duke theksuar se do të kenë gjithë hapësirën e nevojshme, por sipas tij, “nëse do të harroni përdorimin e trupit, duarve e këmbëve si argument dhe të zhurmës e rënies me dorë të tavolinave si alternativë”.

Në të kundërt tha Rama prania e mazhorancës në Kuvend do të zgjasë sa një proces votimi.

“Pakicës dua t‘i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi“, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë