Kryeministri Edi Rama lajmëron se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, nga mesdita nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës.
Lajmin e ka dhënë nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
Rama shkruan më tej se po bëhet gati transport i dedikuar për mjekët dhe infermierët.
Pavarësisht se ditën e djeshme doli urdhri i Bashkisë së Tiranës për të pezulluar qarkullimin e transportit urban në Tiranë, ai nuk është zbatuar plotësisht.
Kryebashkiaku Veliaj shkruan se nuk ka devijim urdhri, por njerëzit që kanë punuar mbrëmë turni i 3-të, duhet të ktheheshin sot në banesa.
“Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri edhe Italia.
Por kush ishte turn i tretë mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë sot në mëngjes te fëmijët, për sa kohë s’kish dijeni mbrëmë. RriNeShtepi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetës!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



